Ndërlidhjet

logo-print

Kallëzime penale jo adekuate për korrupsion


Fotogragfi ilustruese

Fotogragfi ilustruese

Prokuroritë e Kosovës gjatë vitit 2011 kanë pasur në punë më shumë se 75 mijë kallëzime – lëndë penale, prej të cilave janë zgjidhur afër 70 për qind.

Kjo u bë e ditur nga drejtuesit e kryeprokurorisë së shtetit, derisa është prezantuar raporti vjetor i punës për vitin 2011.

Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, me këtë rast tha se në krahasim me vitin 2010, numri i kallëzimeve - lëndëve penale të pranuara është rritur për 9,0 për qind.

Në vitin 2011, sipas kryeprokurorit Kabashi, prokuroritë i kanë kushtuar vëmendje të veçantë edhe lëndëve që kanë të bëjnë me çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për veprat penale kundër detyrës zyrtare, korrupsionit - lidhur me to apo të keqpërdorimit të saj, kemi pasur në punë kallëzimet ndaj 1,503 personave prej, të cilëve 820 persona të paraqitur gjatë vitit raportues”, bëri të ditur Kabashi.

Kabashi tha se gjatë vitit të kaluar kryeprokuroria ka caktuar prokuror të veçanet për veprat penale të çështjes së korrupsionit, duke emëruar edhe koordinatoren për drejtimin e punës së prokurorive lidhur me natyrën e këtyre veprave penale.

Kjo ka rezultuar me sukses, sepse kemi zgjidhur kallëzimet penale për 392 persona më shumë së në vitin e kaluar. Kemi akuzuar 354 persona, derisa kemi zgjidhur kallëzimet penale ndaj 743 personave. Vërehet se është një dallim i madh në mes të numrit të personave ndaj të cilëve janë zgjidhur kallëzimet penale, dhe numrit të personave të akuzuar. Kjo, sipas vlerësimit të prokurorisë, është kryesisht pasojë e kallëzimeve penale joadekuate dhe të pambështetura në prova”, tha Kabashi.

Ndryshe, prokuroritë publike komunale, gjatë vitit 2011 kanë zgjidhur rreth 45 mijë kallëzime penale ose 71,4 për qind të lëndëve, kurse kanë mbetur të pazgjidhura 28,6 për qind e tyre.

Nga ana tjetër, prokurorët e qarqeve kanë zgjidhur më shumë se 63 mijë lëndë penale, kurse për t’u zgjidhur, kanë mbetur 42,3 për qind e kallëzimeve.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës janë zgjidhur 43, ose 8,5 për qind e rasteve, kurse kanë mbetur duke u shqyrtuar 465 raste, të cilat kryesisht kanë të bëjnë më kallëzime penale të kryesve madhorë të veprave penale dhe të kryeseve të panjohur të veprave penale.

Në raportin vjetor të punës së prokurorisë të shtetit, thuhet se prokuroritë publike komunale, të cilat kanë kryer më së paku punë, janë Mitrovica, Gjakova dhe Prizreni me 33 kallëzime - lëndë penale.

Për Prokurorinë Publike të Komunës së Mitrovicës, u tha se e ka mesataren e zgjidhjes së lëndëve të ulët, pasi që kjo prokurori nuk ka qasje në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, dhe Leposaviq.

Kjo prokurori aktualisht funksion në dy zyra të Gjykatës Komunale në Vushtrri.

Sido që të jetë, kryeprokurorja e EULEX-it, Jarosllava Navotna tha se puna e prokuroreve të Kosovës do të përkrahet nga EULEX-i.

Por, sipas saj prokurorët ndërkombëtar do të jenë pranë prokurorëve kosovarë, për të ofruar asistencë në zgjidhjen e çështjeve.

Ne bashkërisht mund t’i menaxhojmë të gjitha ndryshimet. Ne në EULEX, presim që të jemi me ju edhe dy vjet që të punojmë në implementimin e qëllimeve të caktuara të misionit. Do të dëshiroj të theksoj që ndihma jonë është teknike, neve nuk na lejohet të administrojmë drejtësinë tuaj, neve nuk na lejohet të përfshihemi në çështjet politike. Ne jemi këtu që të punojmë me ju, dhe jemi këtu që të ndërtojmë sundimin e ligjit”, tha Navotna.

Drejtuesit e prokurorive thanë se gjatë vitit 2011 është rritur besimi në punën e prokurorëve. Kjo, sipas tyre, është vërtetuar me numri e madh të kallëzimeve penale të paraqitura në prokurori.

Numri i pamjaftueshëm i prokurorëve dhe stafit mbështetës për disa prokurori, e vë në pikëpyetje funksionimin dhe kryerjen e detyrave në mënyrë efikase dhe profesionale të prokurorëve, thuhet mes tjerash në raportin vjetor të punës së kryeprokurorisë së shteti të Republikës së Kosovës për vitin 2011.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG