Ndërlidhjet

logo-print

Paneta dënon fotografitë me kufomat afgane


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta dënoi publikimin e fotografive që shfaqin ushtarët amerikanë duke u fotografuar me kryengritësit e vdekur afganë.

Paneta, që gjendet në Bruksel për një takim të NATO-s, tha përmes një zëdhënësi, se fotografitë e publikuara në Los Angeles Times nuk reflektojnë “vlerat” e ushtarëve amerikanë që po luftojnë në Afganistan.

Publikimi i fotografive është i fundit në serinë e skandaleve në relacionet mes SHBA-së dhe Afganistanit.

Fotografi pak a shumë të ngjashme qenë publikuar edhe në vitin e kaluar, por atëbotë me trupa të civilëve afganë.
XS
SM
MD
LG