Ndërlidhjet

logo-print

Goditet rrjeti i krimit të organizuar në Bosnje


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës ka konfirmuar se në zonën e Kladushës së Madhe dhe të Kazinës, në veriperëndim të Bosnjës, ka kryer një bastisje të madhe në të cilën janë arrestuar disa njerëz nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në trafikim, organizimin e prostitucionit dhe abortet ilegale.

Midis të ndaluarve ishte një mjek dhe një punonjës në ordinancën e mjekut.

Mes palës së dëmtuar ka edhe të mitur dhe për t'i mbrojtur ata, prokuroria nuk ka zbuluar detaje.

Mediat lokale njoftojnë se bëhet fjalë për një rrjet, viktimat e të cilit ishin vajza të mitura nga Kroacia dhe Bosnja.

Ato u sollën në Kazin, ku gjatë ditës kanë punuar si kamariere dhe pastaj janë detyruar në prostitucion.
XS
SM
MD
LG