Ndërlidhjet

logo-print

Paraburgim për të dyshuarit për trafikim


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj dy të dyshuarve në lidhje me hetimet kundër një grupi transnacional të krimit të organizuar.

Të dyshuarit akuzohen për krim të organizuar dhe kontrabandim të emigrantëve, thuhet në një njoftim të EULEX-it.

Arrestimet janë bërë të martën në mëngjes gjatë një operacioni të bashkërenduar e të realizuar nga një ekip i përbashkët hetuesish të Njësisë për Hetimin e Krimeve të Organizuara të Policisë së EULEX-it dhe Drejtorisë së Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale.

“Në të njëjtën kohë janë arrestuar trembëdhjetë të dyshuar tjerë në vende tjera të rajonit. Këto arrestime janë vazhdimësi e një operacioni të mëhershëm në Kosovë në dhjetor 2011, në të cilin qe arrestuar udhëheqësi i supozuar i këtij grupi kriminal”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG