Ndërlidhjet

Rehabilitimi i Mihajloviqit "akt qyqar"


Kryeministri kroat, Zoran Milanoviq
Kryeministri kroat, Zoran Milanoviq
Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq tha në Zagreb se procesin gjyqësor për rehabilitimin e Dragoljub Drazha Mihajloviq në Serbi e sheh si një qasje të keqe dhe qyqare.

Ai tha se e sheh këtë proces si negativ, por, si kryeministri kroat nuk mund të ndikojë në të.

"Kur është fjala për ideologjinë çetnike, në fakt nuk ka ideologji këtu, por vetëm një praktikë e keqe," tha Milanoviq në parlament, duke iu përgjigjur pyetjes së përfaqësuesit të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Vladimir Sheks në lidhje me procesin për rehabilitimin e liderit çetnik.

Milanoviq tha se këtë qëndrime ka shpehur edhe në bisedimet me autoritetet serbe, të cilat gjithashtu, sipas tij, kanë një qëndrim negativ.
XS
SM
MD
LG