Ndërlidhjet

Grevë e përgjithshme në Slloveni


Pamje nga Lubjana
Pamje nga Lubjana
Shkollat sllovene janë mbyllur, sikurse edhe që janë reduktuar shërbimet tjera publike, pasi që punonjësit e sektorit publik kanë hyrë në një grevë të përgjithshme për të kundërshtuar masat shtrënguese të këtij shteti të vogël të BE-së.

Greva është organizuar nga sindikata sllovene, e cila ka kundërshtuar shkurtimet prej 7 deri në 10 për qind në sektorin publik të propozuara nga qeveria e re e qendrës së djathtë.

Liderët sindikalistë thanë se diku 90 mijë punonjës të sektorit publik iu kanë bashkuar grevës, derisa mijëra njerëz kanë marshuar në Lubjanë dhe qytetet tjera sllovene.

Agjencia sllovene e lajmeve e pëshrkruajti grevën si “më të madhen në historinë e Sllovenisë”, në të cilën janë mbyllur rreth 600 shkolla, është kufizuar intervenimi i policisë vetëm në raste urgjente dhe është ngadalësuar shërbimi në dogana dhe kufi.
XS
SM
MD
LG