Ndërlidhjet

logo-print

Ismajli, zyrtarisht ambasador në SHBA


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në takim me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ambasadorin në SHBA, Akan Ismajli dhe këshilltarin, Ramush Tahiri, 18 prill, 2012

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në takim me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ambasadorin në SHBA, Akan Ismajli dhe këshilltarin, Ramush Tahiri, 18 prill, 2012

Ambasadori Akan Ismaili ka marrë detyrën si ambasador i përhershëm e fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e zëvendësuar ambasadorin e deritashëm, zotëri Avni Spahiun, i cili është dekretuar në një detyrë të re, bëhet e ditur në një njoftim të kabinetit të presidentes Atifete Jahjaga.

Presidentja Atifete Jahjaga në takim me Ismajlin dhe ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, "foli për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndihmën dhe për përkrahjen që qeveria dhe populli amerikan i ka dhënë e po i jep Kosovës dhe e porositi ambasadorin, që të punojë me përkushtim që këto marrëdhënie të përparohen e zhvillohen në interesin e të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Ismajli më 2 maj do t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
XS
SM
MD
LG