Ndërlidhjet

Shpaloset skandali i prostitucionit në SHBA


Pjesëtarë të Shërbimit Sekret në përcjellje të presidentit amerikan Barak Obama, foto nga arkivi

Po shpaloset në Uashington skandali i prostitucionit që përfshiu anëtarët e ekipit të sigurisë të presidentit amerikan Barak, ku një shërbim elitar i zbulimit po kryen një hetim të urdhëruar nga Shtëpia e Bardhë.

Njëmbëdhjetë anëtarë të Shërbimit të Fshehtë të Obamës thuhet se janë shoqëruar me rreth 20 prostituta në një hotel në Kartagjenë të Kolumbisë, derisa po përgatitnin vizitën e Obamës në samitin e Amerikave.

Agjentët janë liruar nga detyra dhe janë dërguar në shtëpi dhe tash po hetohen për sjellje të keqe.

Zyrtarët e SHBA-së dhe të Kolumbisë po përpiqen që të zbulojnë femrat me qëllim të intervistimit të tyre për të parë se çka kanë mundur t’iu thonë agjentët për aranzhimet e sigurisë së Obamës.

Obama ka kërkuar hetim të plotë, ndërsa Kongresi ka kërkuar seancë dëgjimore në lidhje me skandalin.
XS
SM
MD
LG