Ndërlidhjet

Premtohen fonde konkrete për Afganistanin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, 18 prill 2012

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, 18 prill 2012

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen tha se një numër i vendeve anëtare kanë bërë publike “kontribute konkrete financiare” për të ndihmuar forcat afgane pas tërheqjes së planifikuar të trupave të misionit ndërkombëtar.

Rasmusen që bëri këto komente në takimin e Brukselit, ku po diskutohet strategjia dalëse ushtarake nga Afganistani, nuk ka bërë të ditur se për cilat shtete bëhet fjalë dhe as për shumën e premtuar.

Ai tha se megjithatë, “po shfaqet një pajtim” në mes të vendeve anëtare në lidhje me rolin e tyre në Afganistan pasi që të dorëzohen përgjegjësitë për sigurinë.

Shtetet e Bashkuara pritet që t’iu kërkojnë partnerëve ndërkombëtarë që të ofrojnë çerekun e shumës prej katër miliardë dollarësh në vit, sa vlerësohet të kushtojë mbështetja për forcat afgane.

Uashingtoni raportohet se po shikon që shtetet tjera të paguajnë një miliardë në vit, përderisa vetë ofron 3 miliardë dollarë

Shumica nga 130 mijë trupat e misionit të udhëhequr nga NATO, pritet të lënë Afganistanin në vitin 2014, kur përgjegjësia e plotë për sigurinë do t’iu dorëzohet forcave afgane.
XS
SM
MD
LG