Ndërlidhjet

logo-print

Klinton paralajmëron masa tjera për Asadin


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka paralajmëruar presidentin sirian Bashar al-Asad se do të përballet me pasoja të ashpra po që se shpenzon kot “shansin e fundit” për të zbatuar planin e paqes të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

Klinton duke folur në Bruksel tha se ndërsa monitoruesit ndërkombëtarë po zbarkohen në Siri, nën planin e arritur nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan, regjimi i Asadit po vazhdon represionin kundër opozitës.

Më herët, ministri i jashtëm sirian Ualid Muallem tha se numri prej 250 vëzhguesish të OKB-së që do të mbikëqyrin armëpushimin është i “arsyeshëm dhe logjik”.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun tha se misioni vëzhgues mbase duhet të zgjerohet dhe të forcohet me një aeroplan.

Të entjen, Franca do të organizojë një takim për Sirinë ku do të marrin pjesë 14 ministra të jashtëm, përfshirë edhe sekretaren Klinton.

Parisi ka thënë se nga ky takim do t’i dërgohet një mesazh “i fuqishëm” regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG