Ndërlidhjet

"Siria s'po përmbush plotësisht planin e Ananit"


Ekipi monitorues i OKB-së, Damask, 18 prill 2012
Ekipi monitorues i OKB-së, Damask, 18 prill 2012
Siria nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet për tërheqjen e trupave dhe artilerisë së rëndë nga qytetet dhe ende nuk ka dërguar “mesazhin e qartë” se është e përkushtuar për paqen.

Ky është vlerësimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Mun drejtuar përmes një letre Këshillit të Sigurimit.

Ban ka thënë se një mision i zgjeruar monitorues i OKB-së do të përfshinte një “zbarkim filletsar” prej 300 vëzhguesve të paarmatosur, të cilët do të mbikëqyrnin armëpushimin e brishtë njëjavor mes forcave lojale të presidentit Bashar Asad dhe luftëtarëve opozitarë që kërkojnë rrëzimin e tij.
XS
SM
MD
LG