Ndërlidhjet

India lanson raketë me rreze të gjatë veprimi


Pamje arkivore nga India
Pamje arkivore nga India
Mediat në Indi raportojnë se vendi ka lansuar një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila ka aftësi të bartë koka nukleare dhe të sulmojë qytetet e mëdha kineze.

Raportohet se raketa Agni-V është lansuar të enjten në mëngjes nga ishulli Uiller në bregdetin lindor të Indisë. Qeveria tha më vonë se prova ishte e suksesshme.

Qeveria ka përshëndetur raketën Agni-V, që ka rreze të gjatë veprimi prej 5 mijë kilometrash, si një përparim të madh në përpjekjet për të luftuar dominimin rajonal të Kinës dhe për t’u bërë fuqi aziatike.

Analistët thonë se vetëm pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit- SHBA, Britania, Franca, Rusia, Kina, si dhe jashtë KS-së, Izraeli, besohet të kenë armë të tilla me rreze të gjatë veprimi.
XS
SM
MD
LG