Ndërlidhjet

logo-print

Skandali i prostitucionit, largohen tre agjentë


Pjesëtarë të Shërbimit Sekret në përcjellje të presidentit amerikan Barak Obama, foto nga arkivi

Pjesëtarë të Shërbimit Sekret në përcjellje të presidentit amerikan Barak Obama, foto nga arkivi

Tre nga 11 agjentët e Shërbimit të Fshehtë të SHBA-së që janë përfshirë në skandalin e prostitucionit gjatë vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Kolumbi do të largohen nga forca e sigurisë.

Ndihmës drejtori i Shërbimit të Fshehtë, Poul Morrisej tha se një nga personat po pensionohet, tjetri do të japë dorëheqjen dhe i treti do të shkarkohet.

Asnjë nga agjentët nuk është identifikuar dhe tetë të tjerët mbesin të liruar nga detyra deri në hetimet e mëtejme.

Njëmbëdhjetë anëtarë të Shërbimit të Fshehtët të Obamës thuhet se janë shoqëruar me rreth 20 prostituta në një hotel në Kartagjenë të Kolumbisë, derisa po përgatitnin vizitën e Obamës në samitin e Amerikave.

Të paktën 10 pjesëtarë të Ushtrisë së SHBA-së po hetohen në lidhje me incidentin.

Obama ka urdhëruar një hetim të plotë për skandalin dhe zyrtarët amerikanë në Kartagjenë po përpiqen të intervistojnë femrat në lidhje me incidentin.

“Nëse del se disa nga pretendimet që janë bërë në shtyp, konfirmohen, atëherë natyrisht se do të zemërohem”, ka thënë Obama.
XS
SM
MD
LG