Ndërlidhjet

Bamir Topi në Maqedoni


Presidenti shqiptar Bamir Topi takon atë maqedonas Gjorge Ivanov, prill, 2010
Presidenti shqiptar Bamir Topi takon atë maqedonas Gjorge Ivanov, prill, 2010
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka filluar vizitën dy ditore në Maqedoni, me ftesë të Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Dy presidentët do të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për gjendjen aktuale në Maqedoni pas vrasjes së pesë qytetarëve maqedonas.

Përveç me presidentin Ivanov, gjatë vizitës në Shkup, presidenti Topi do të pritet edhe nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski ndërsa takime të ndarë do të ketë edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare.
XS
SM
MD
LG