Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli kujton viktimat e Holokaustit


Qendra Memoriale e Holokaustit, Yad Vashem

Qendra Memoriale e Holokaustit, Yad Vashem

Tinguj të sirenave u dëgjuan përgjatë tërë vendit në Izrael në kujtim të 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit nazist.

Dita Përkujtimore e Holokaustit, që shënohet çdo vit, është një nga datat kryesore në kalendarin shtetëror të Izraelit.

Ngjarjet filluan me lindjen e diellit të mërkurën në një ceremoni shtetërore në Qendrën Memoriale të Holokaustit Yad Vashem, në të cilën morën pjesë politikanë dhe diplomatë të huaj, të mbijetuar të Holokaustitt dhe të afërm të tyre.

Kryeministri Benjamin Natanjahu në një fjalim të mbajtur tërhoqi vërejtjen se kushdo që minimizon kërcënimin nga programi bërthamor i Iranit, “nuk i ka mësuar leksionet e Holokaustit”.
XS
SM
MD
LG