Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave në Irak


Pas sulmit në Kirkuk, Irak, 19 prill 2012

Pas sulmit në Kirkuk, Irak, 19 prill 2012

Një seri shpërthimesh vdekjeprurëse janë raportuar në Bagdad dhe në qytete tjera irakiane.

Numri i viktimave vazhdon të arrijë nga gjashtë provincat në të cilat kanë ndodhur sulmet, por indikacionet fillestare flasin për 20 deri në 35 njerëz të vrarë dhe deri 100 të plagosur.

Sulmi më i madh ka ndodhur në qytetin verior të Kirkukit, ku dy bomba që kishin në shënjestër policinë lanë të vrarë katër njerëz dhe lënduan 24.

Ministria e Brendshme tha se 17 njerëz janë vrarë në pesë shpërthime të ndara me bomba në dhe përreth Bagdadit, përfshirë një që kishte në shënjestër konvojin e ministrit të Shëndetësisë, Maxhid Hamed Amin.

Sulme tjera janë raportuar në Bakuba, Samara, Tarmuxhah, Taxhi, Ramadi dhe Malha.
Këto janë sulmet më vdekjeprurëse në Irak, që nga shpërthimet që patën lënë të vrarë 55 njerëz dhe patën plagosur 255, përgjegjësinë për të cilat e pat marrë grupi i lidhur me Al Kaidën, “Shteti Islamik i Irakut.”
XS
SM
MD
LG