Ndërlidhjet

Dhuna "e shpërblyer"


Tarana Akbari, tash 11 vjeç, personazhi kryesor i fotografisë fituese...

Tarana Akbari, tash 11 vjeç, personazhi kryesor i fotografisë fituese...

​Tarana qëndron në mes të të vrarëve dhe e plagosur në këmbë… Me duart e saj në gjak, sikur pyet “pse”? Lotët dhe gjaku i shkojnë rrëke…

Është një fotografi trishtuese, njëra nga ato që filmon dhunën në Afganistan, andaj dhe është shpërblyer me Çmimin Pulitzer 2012.

Megjithatë, autorit, pamja që i ka dhënë famë ndërkombëtare, i lë në kujtesë një përvojë traumatike nga njëri prej vendeve më të dhunshme të botës.

Ishte 6 dhjetori i vitit 2011, dita e festivalit shiit të Ashureve. Derisa pjesëmarrësit mblidheshin për të festuar në Kabul, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Duke qenë vetëm 15 metra larg incidentit, fotografi Masud Hosaini u rrethua nga qindra të plagosur.

Ai nxitoi në drejtim të qendrës së shpërthimit, i cili vrau më shumë se 70 njerëz dhe plagosi dhjetëra të tjera. Atje, teksa largohej tymi, ai pa Taranën, vajzën 10-vjeçare, të veshur në të gjelbër, e cila bërtiste në mesin e kaosit.

Njëri sy i saj ishte rrethuar me gjak. E rrethonin trupat e të afërmve të saj të vrarë dhe të plagosur. Në mesin e tyre ishte edhe i vëllai dhe shoku i tij. Kjo e tronditi shumë... Qëndronte dhe qante në dhimbje”, rrëfen Hosaini.

Me gjithë plagosjen në krah, Hosaini vazhdoi të bënte fotografi. Më pas nxitoi në zyrën e tij të Agjencisë France Press, për t’i shkarkuar ato për sytë e botës.

Kam filmuar tragjedinë nga shumë kënde, në mënyrë që njerëzit anembanë botës të shihnin dhimbjen që unë kam parë atë ditë”, thotë Hosaini.

Pas ca kohe, ai kërkoi trajtim për plagët dhe u kthye pranë familjes. Shumë shpejt filloi të marrë thirrje telefonike – fotografia e tij e Taranës u shfaq në faqet e para të gazetave kryesore të Shteteve të Bashkuara, përfshirë “The New York Times”, “The Washington Post” dhe “The Los Angeles Times”.

Për mua, fotografia u tregoi njerëzve të botës atë që kishte ndodhur atë ditë në Kabul – atë që kishte goditur Taranën e që unë e kisha parë”, thotë Hosaini.

Kjo ishte krenari për fotografin 30-vjeçar, i cili pasi iku në Iran për të shpëtuar nga pushtimi sovjetik i Afganistanit, ka punuar si rrobaqepës për të mbledhur para për të blerë aparatin e tij të parë. Ai ka dokumentuar edhe pamje të tjera, Lëvizjen Reformatore në Teheran dhe refugjatët që jetojnë përgjatë kufirit të Iranit me Afganistanin.

Hosaini është kthyer në vendlindjen e tij në Kabul pas rënies së regjimit taliban në vitin 2001. Aty ka ndjekur kurse të ndryshme të fotografisë dhe i është bashkuar Agjencisë France Press në vitin 2007.(v.t.)

* shënim: fotografia e fundit në këtë galeri, ajo e cila edhe fitoi çmimin, përmban pamje shqetësuese...

XS
SM
MD
LG