Ndërlidhjet

OSBE nuk komenton mbi zgjedhjet serbe


Logo e OSBE-së

Logo e OSBE-së

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë nuk dha detaje lidhur me organizimin eventual të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se a do të ishte e gatshme OSBE-ja dhe se a ka marrë ndonjë kërkesë për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, zëdhënësi i këtij misioni, Nikola Gaon,u shpreh:

“Për momentin ne nuk kemi ndonjë informacion që mund ta ndajmë lidhur me këtë çështje”.

Deklarata e tij vjen pas njoftimeve se janë duke u zhvilluar konsultime në mes të qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në Kosovë-bazuar në parimin e dyshtetësisë.

Këto zgjedhje parashihet të mbahen më 6 maj, sikurse edhe zgjedhjet lokale të Serbisë.

Mbajtja e këtyre të fundit në territorin e Kosovës është kundërshtuar fuqishëm nga Prishtina zyrtare.
XS
SM
MD
LG