Ndërlidhjet

logo-print

KMDLNJ përkrah protestën "STOP terrorizmit"


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Më 24 prill në Prishtinë do të organizohet nga Kuvendi i Organizatave Joqeveritare të Kosovës protesta me moton “STOP Terrorizmit.”

Në një deklaratë të lëshuar për media, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thekson se “duke marrë parasysh rrezikun e madh për shoqërinë kosovare në veçanti dhe rrezikun e përmasave globale në përgjithësi ka qenë pjesë e grupit nismëtar për organizimin e kësaj proteste, si përkujtim dhe vërejtje se ky rrezik tashmë ka trokitur edhe në Kosovë.

“KMDLNj, nuk apostrofon një terrorizëm të veçantë që ndërlidhet me Kosovën por kërkon që ky fenomen i rrezikshmërisë të lartë të luftohet në të gjitha dimensionet e saj. Protesta ka më shumë karakter parandalues, sensibilizues në mënyrë që pastaj mos të merremi vetëm me pasojat”, thuhet në njoftimin për media.

“KMDLNj vlerëson se shteti i Kosovës, me brishtësinë e saj në planin e sigurisë, mungesën e infrastrukturës për luftimin efikas të këtij fenomeni paraqet terren të përshtatshëm për terroristët e të gjitha profileve andaj duhet të merremi më seriozisht me këtë dukuri".

"Moskontrollimi i kufijve shtetërorë apo kontrollimi i pjesërishëm siguron lëvizje të papenguar për terroristët potencial. Prania e shumë shërbimeve të huaja në Kosovë dhe qëndrimi i shteteve fqinje ndaj Kosovës gjithashtu favorizojnë këtë fenomen që në vete bartë rrezikshmërinë e lartë për shoqërinë kosovare dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e KMDLNJ-së.
XS
SM
MD
LG