Ndërlidhjet

PE mbështet ndarjen e të dhënave të pasagjerëve


Pamje nga Parlamenti Evropian
Pamje nga Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian ka miratuar një marrëveshje kundërthënëse që mundëson transferimin e të dhënave të pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplanë autoriteteve të SHBA-së.

Nën marrëveshjen të dhënat duke filluar nga emrit i pasagjerit, numrat e telefonit dhe të kredit kartelës, preferenca ushqimore e gjendja shëndetësore- do të transferohen në Departamenin Amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Marrëveshja vlen për secilën kompani që kryen fluturime mes BE-së dhe SHBA-së.

Mbështetësit thanë se ky është një hap jetik në luftën kundër terrorizmit, por, disa frikësohen se informacionet mund të përdoren për qëllime tjera të paspecifikuara, të cilat mund të prekin të drejtat civile.

Kritikët thonë se shumë pikëpyetje mbesin se si do të përdoren informacionet, sa gjatë do t’i mbajë ato SHBA dhe kush ka qasje në to.
XS
SM
MD
LG