Ndërlidhjet

Hoxhaj-Dell: Të forcohet lidhja Kosovë-SHBA


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se do të organziohen tri konferenca ekonomike nga Kosova në Nju-Jork, Kolorado dhe Kaliforni.

Kjo u bë e ditur në një takim që u zhvillua mes ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Kristofer Dell.

“Hoxhaj dhe Dell u pajtuan për vullnetin e dyanshëm për forcimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në njoftimin për media.

Hoxhaj ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme gjatë këtij muaji do të fokusohet në promovimin e Strategjisë për Diplomaci Ekonomike që është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të USAID-it dhe e cila pritet të ketë rezultate të rëndësishme në promovimin e resurseve ekonomike të Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Dell kanë biseduar edhe për proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për progresin, sfidat dhe perspektivat integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
XS
SM
MD
LG