Ndërlidhjet

logo-print

Kontroll anijes, që dyshohej se bartte armë për Sirinë


Anija "Atlantic Cruiser" arrin në portin "Iskender", Turqi, 18 prill 2012

Anija "Atlantic Cruiser" arrin në portin "Iskender", Turqi, 18 prill 2012

Zyrtarët turq po e kontrollojnë një anije mallrash që dyshohet se bart armë për Sirinë.

Zyrtarët thanë se anija ka hyrë në ujërat turke dhe është përcjellë për në portin mesdhetar Iskender.

Anija "Atlantic Cruiser" është pronë e një kompanie gjermane të anijeve, por, është dhënë me qira për një kompani ukrainase.

Anija dyshohet se po bart armë iraniane në Siri, duke shkelur kështu sanksionet ndërkombëtare kundër Damaskut.

Kompania gjermane ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se anija ishte kontrolluar fillimisht nga ekuipazhi i saj.
XS
SM
MD
LG