Ndërlidhjet

logo-print

Kompania ruso-britanike fajësohet për ndotje të mjedisit


Ilustrim

Ilustrim

Ministri rus i Mjedisit ka fajësuar kompaninë ruso-britanike të naftës, TNK-BP, se ka shkaktuar ndotje masive me naftë në një rajon të Siberisë.

Juri Trutnev i ka bërë këto komente pas kthimit nga rajoni Khanti-Masisk, ku ka inspektuar “shkelje të mëdha të mjedisit”.

Ai ka akuzuar TNK-BP-në se “ka bërë përpjekje t’i shmanget kontrollit të qeverisë”, duke i dhënë kompanisë në fjalë një muaj kohë për të pastruar 2,200 hektarë të ndotur.

TNK-BP, ndërmarrja e përbashkët e British Petrolim-it dhe konsorciumit të oligarkëve rusë, është krijuar në vitin 2003 dhe është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi.

Kompania ka thënë se është duke investuar fonde për të riparuar infrastrukturën “e trashëguar nga epoka sovjetike”.
XS
SM
MD
LG