Ndërlidhjet

logo-print

Hakani - prapa sulmeve në qytetet afgane


Xhalalabad, 15 prill 2012.

Xhalalabad, 15 prill 2012.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Afganistan tha se “nuk ka asnjë dyshim” se rrjeti me seli në Pakistan, Hakani, qëndron prapa sulmeve të fundit në qytetet afgane.

Sulmet e koordinuara në Kabul dhe tre qytete të tjera më 15 prill, kanë vrarë 36 kryengritës, tetë forca afgane të sigurisë dhe tre civilë.

Edhe pse talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, Rajan Kroker ka hedhur fajin mbi rrjetin Hakani.

Grupi militant, me seli në veriperëndim të Pakistanit, është njëri nga fraksionet më aktive - aleate të talibanëve - në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Pakistanit të ndërmarrë hapa kundër tij. I quajtur sipas udhëheqësit, Xhalaludin Hakani, rrjeti besohet të numërojë rreth 4,000 luftëtarë.
XS
SM
MD
LG