Ndërlidhjet

Kërkohet rikthim i përkohshëm i kontrollit kufitar


Shengen

Shengen

Franca dhe Gjermania kanë kërkuar të shqyrtohet mundësia për rikthimin e kontrollit në kufijtë kombëtarë përmes periudhave njëmujore, në rast të krizës në ndonjërin nga kufijtë e jashtëm të zonës Shengen.

Kërkesën me shkrim e kanë shprehur ministri i Brendshëm i Francës, Klod Guent, dhe homologu i tij gjerman, Hans Peter Fridrih, duke theksuar se një gjë e tillë do t’iu shpjegohet kolegëve të tjerë evropianë në takimin e 26 prillit në Luksemburg.

Banorët e vendeve të Shengenit nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në një tjetër vend të po kësaj zone.

“Shengeni zbatohet që nga viti 1995. Pra, 17 vjet dhe nuk funksionon”, ka thënë kohë më parë presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.
XS
SM
MD
LG