Ndërlidhjet

logo-print

Urdhërohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte


Kosovo - logo of EULEX (EU mission in Kosovo), undated

Kosovo - logo of EULEX (EU mission in Kosovo), undated

Një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prizren ka urdhëruar paraburgimin e një personi të dyshuar për krime të luftës. Personi akuzohet me dy pika për krime të luftës kundër popullatës civile në vitin 1998.

“I dyshuari, i cili ishte në liri për një vjet, ishte arrestuar dhe ekstraduar nga Shqipëria. Ai ishte nën hetime lidhur me rastin kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve, gjykimi i të cilëve ishte bërë vitin e kaluar në Prizren”, thuhet në komunikatën e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX.

Sipas saj, rasti është duke u udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
XS
SM
MD
LG