Ndërlidhjet

Ban kërkon më shumë vëzhgues në Siri


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që sa më shpejt të miratojë një mision më të zgjeruar, për të monitoruar armëpushimin në Siri.

Regjimi i presidentit Bashar al-Asad thotë se nuk do të pranojë më shumë se 250 vëzhgues, ndërsa Ban ka kërkuar 300 sish.

Ban, duke folur në Kombet e Bashkuara, ka kërkuar që Siria “të lejojë lirinë e lëvizjes për vazhguesit”, ashtu si dhe një operacion të madh humanitar në vend për agjencitë e OKB-së.

Ban ka thënë se nuk është shënuar përparim në terren, sa i përket zbatimit të armëpushimit.

Armëpushimi është pjesë e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona kanë humbur jetën në një vit trazira.
XS
SM
MD
LG