Ndërlidhjet

Klinton kërcënon Sirinë me embargo armësh


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka bërë thirrje për një rezolutë të re të OKB-së për Sirinë, e cila autorizon embargon e armëve dhe masa të tjera të forta, nëse shteti sirian dështon të zbatojë armëpushimin.

Megjithatë, ajo ka pranur se Rusia, e cila ka të drejtë vetoje në Këshill të Sigurimit, mund të mos lejojë një gjë të tillë.

Klinton i ka bërë këto komente në një takim me zyrtarë të lartë perëndimorë dhe arabë në Paris.

Deklaratat e saj po ashtu pasojnë ato të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i cili i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që sa më shpejt të miratojë një mision më të zgjeruar, për të monitoruar armëpushimin në Siri.

Regjimi i presidentit Bashar al-Asad thotë se nuk do të pranojë më shumë se 250 vëzhgues, ndërsa Ban ka kërkuar 300 sish.

Armëpushimi është pjesë e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG