Ndërlidhjet

logo-print

Plani i Ananit - “shpresa e fundit”


Homs

Homs

Zyrtarë të 14 vendeve perëndimore dhe arabe e kanë cilësuar planin për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, si “shpresën e fundit” për të zgjidhur krizën në këtë vend.

Gjatë takimit në Paris, të ashtuquajturit “Miqtë e Sirisë” janë zotuar se do të bëjnë gjithçka të mundur për të ndihmuar zbatimin me sukses të planit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka bërë thirrje për aksione të tjera të Këshillit të Sigurimit, për t’i bërë presion presidentit sirian, Bashar al-Asad, për të zbatuar kushtet e marrëveshjes.

Para takimit, Qeveria ruse ka kritikuar bisedimet, duke i quajtur “të njëanshme”, për shkak të mospërfaqësimit të Sirisë.

Në Kombet e Bashkuara, sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-mun, ka thënë se në Siri nuk po zbatohet armëpushimi dhe se dhuna është përshkallëzuar.

Ban i ka rekomanduar Këshillit të Sigurimit të miratojë sa më shpejt një mision prej 300 vëzhguesish të OKB-së në Siri.

Regjimi i presidentit Bashar al-Asad thotë se nuk do të pranojë më shumë se 250 vëzhgues, ndërsa Ban ka kërkuar 300 sish.

Pavarësisht dallimeve të dukshme mbi numrin e vëzhguesve, Siria dhe Kombet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për kushtet e misionit monitorues.

Armëpushimi në shtetin sirian ka hyrë në fuqi javën e kaluar dhe është pjesë e planit për paqe të Ananit.

Ky i fundit ka për qëllim fundin e dhunës 13-muajshe në Siri.
XS
SM
MD
LG