Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon gjykimi i Breivikut


Anders Bering Breivik

Anders Bering Breivik

Gjykimi i vrasësit masiv, Anders Bering Breivik, vazhdon të premten në gjykatën e Oslos, për të pestën ditë me radhë.

Të enjten, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, Breivik ka thënë se ka planifikuar të vriste qindra persona.

Ai ka deklaruar se ka kaluar “kohë të gjatë” duke luajtur video-lojëra online si atë Modern Warfare për “qëllime trajnimi”.

Breivik ka pranuar vrasjen e tetë personave me shpërthimin pranë ndërtesave qeveritare në Oslo, si dhe të 69 të tjerëve, kryesisht të rinj, në ishullin Utoja.

Ai i ka përshkruar sulmet si “vetëmbrojte” kundër politikave multikulturaliste të Qeverisë norvegjeze.
XS
SM
MD
LG