Ndërlidhjet

logo-print

NATO i kërkon Rusisë e Kinës të ndihmojnë Afganistanin


Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës të ndihmojnë në financimin e sigurisë afgane pas vitit 2014, kur trupat ndërkombëtare të lënë Afganistanin.

Ai i ka bërë këto komente në konferencën për gazetarë në Bruksel, pas takimit ndërmjet ministrave të NATO-s dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili thuhet se nuk i është përgjigjur kërkesës së Rasmusenit.

Ky i fundit ka thënë se Moska ka ofruar përdorimin e një rruge të re transiti, e cila do t’i lejojë Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare (ISAF) të dërgojë furnizime në dhe jashtë Afganistanit, duke përdorur rrjetin hekurudhor dhe transportin ajror të Rusisë.

Gjatë takimit, Lavrov ka përsëritur kundërshtimet e Rusisë ndaj planit të NATO-s për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë, duke thënë se një gjë e tillë do të dëmtonte kapacitetet bërthamore të shtetit rus.
XS
SM
MD
LG