Ndërlidhjet

Talibani i arratisur paraqitet në video


Adnan Rashid
Adnan Rashid
Një taliban i rëndësishëm i Pakistanit është shfaqur në një video, pas arratisjes së tij nga burgu.

Adnan Rashid është larguar nga burgu në qytetin Banu, së bashku me rreth 400 të tjerë të burgosur, pas sulmit të së dielës të talibanëve në këtë burg.

Në videon 22-sekondëshe, Rashid qëndron në ulësen e parë të një makine, duke qeshur dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të një personi të paidentifikuar.

Ai thotë se “është mirë” dhe se ka kaluar tetë vjet e katër muaj në burg.

Rashid, ish-zyrtar i Forcave Ajrore të Pakistanit, është dënuar me vdekje në vitin 2005, pasi është shpallur fajtor për përfshirje në komplotin e vitit 2003, me qëllim vrasjen e presidentit pakistanez, Pervez Musharaf.
XS
SM
MD
LG