Ndërlidhjet

Francë - Dita e fundit e fushatës


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, kandidon për mandatin e dytë.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, kandidon për mandatin e dytë.
E premtja është dita e fundit e fushatës në Francë, e cila i prin raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohet të dielën.

Në garë janë dhjetë kandidatë, por vetëm dy nga ta do të shkojnë në balotazhin e 6 majit.

Sondazhet e opinionit tregojnë presidentin në fuqi, Nikolas Sarkozi, në garë të ngushtë, e madje edhe prapa kandidatit socialist, Franso Holland.

Analistët thonë se apatia e votuesve francezë është shumë e lartë. Sipas tyre, një në tre qytetarë me të drejtë vote ka thënë se nuk do të votojë në zgjedhjet e së dielës.
XS
SM
MD
LG