Ndërlidhjet

Breiviku thotë se ka qenë “njeri i mirë”


Anders Bering Breivik. Oslo, 20 prill 2012.

Anders Bering Breivik. Oslo, 20 prill 2012.

Vrasësi masiv, Anders Bering Breivik, i ka thënë gjykatës në Oslo se ai ka qenë “një njeri i mirë”, i cili ka trajnuar veten për të eliminuar emocionet, “andaj edhe ka kryer sulmet”.

Breivik u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve për të pestën ditë me radhë, në lidhje me sulmet fatale të korrikut të kaluar në Norvegji.

Të enjten, Breivik ka treguar se si ka luajtur lojëra kompjuterike deri në 16 orë në ditë për “qëllime trajnimi”.

Ai ka thënë se ka planifikuar të vriste 569 persona në ishullin Utoja “në vend të 69-ve që ka vrarë”. Tetë të tjerë janë vrarë të njëjtën ditë nga një makinë bombë që Breiviku ka shpërthyer pranë ndërtesave qeveritare në Oslo.

Breivik i ka pranuar vrasjet, por është vetëdeklaruar i pafajshëm, duke thënë se ka vepruar në “vetëmbrojtje” kundër politikave multikulturaliste të Qeverisë norvegjeze.
XS
SM
MD
LG