Ndërlidhjet

Lirohet Hasan Abazi


Kreu i Sindikatës së pavarur të metalpunuesve kosovarë, Hasan Abazi.

Kreu i Sindikatës së pavarur të metalpunuesve kosovarë, Hasan Abazi.

Kreu i Sindikatës së pavarur të metalpunuesve kosovarë, Hasan Abazi, është liruar nga paraburgimi, pas pagesës së kaucionit prej 20,000 eurosh në Gjykatën e Vranjës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë djali i tij, Haki Abazi.

“Sot, rreth orës 12, është liruar nga burgu pasi kemi paguar gjobën. Atë e ka paguar familja. E gjithë kjo është bërë në bazë të procedurave të përcaktuara nga gjykata”, ka thënë Haki Abazi.

Hasan Abazi, nga Ferizaj, është arrestuar më 28 mars nga autoritetet serbe në Konçul, nën akuzat për spiunazh.

Institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë dërguar nota proteste Qeverisë në Beograd, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Abazit.
XS
SM
MD
LG