Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër Astrit Haraqisë dhe Valton Beqirit


Gjykata e Qarkut, Prishtinë

Gjykata e Qarkut, Prishtinë

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, pasi që dyshohet se dy ish-ministrat kanë shpërdoruar detyrën zyrtare.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për opinion, të lëshuar nga Prokuroria.

Sipas aktakuzës i pandehuri Astrit Haraqija, në kohën kur e ushtronte funksionin e ministrit, “ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit nga neni 339 par. 3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Astrit Haraqija

Astrit Haraqija


“Vepra e parë ka të bëjë me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë 'Concordia Pictures', me ç’rast i pandehuri Haraqija, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 188.000,00€”.



Ndërkaq, vepra e dytë penale, thuhet në komunikatë, “ka të bëjë gjithashtu me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë 'Morina Films', me ç’rast i pandehuri Haraqija, sërish duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 100.000.00€”.

Në rastin e Valton Beqirit, prokuroria atë e ngarkon “për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit nga neni 339 par. 3 lidhur me par.1 të KPK-së”.

“I pandehuri në kohën derisa ushtronte funksionin e ministrit, ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke tejkaluar autorizimet edhe pse ka pasur dijeni se kontrata që kishte lidhur ministri i mëparshëm Haraqija, ishte e kundërligjshme, ka lidhur aneks kontratën me kompaninë ‘Morina Films, duke dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 100.000.00€”.

Me të njëjtën akt aktakuzë, për kryerjen e veprës penale të mashtrimit në detyrë , Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ngarkoi edhe pronarët e dy kompanive të përmendura, të pandehurit Nehat Fejzën dhe Armond Morinën. (a.v.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG