Ndërlidhjet

Lirohet Hasan Abazi

  • RFE /RL

Hasan Abazi

Hasan Abazi

Kreu i Sindikatës së pavarur të metalpunuesve kosovarë, Hasan Abazi, është liruar nga paraburgimi, pas pagesës së kaucionit prej 20,000 eurosh në Gjykatën e Vranjës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë djali i tij, Haki Abazi.

Sot, rreth orës 12, është liruar nga burgu pasi kemi paguar gjobën. Atë e ka paguar familja. E gjithë kjo është bërë në bazë të procedurave të përcaktuara nga gjykata”, ka thënë Haki Abazi.

Institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë dërguar nota proteste Qeverisë në Beograd, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Abazit.

EULEX-i ka konfirmuar se Abazi tashmë është kthyer në Kosovë dhe se ky mision ka ndihmuar në transportimin e tij.

Hasan Abazi, nga Ferizaj, është arrestuar më 28 mars nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar me Serbinë, te Dheu i Bardhë, nën akuzat për “spiunazh”. Së bashku me të, autoritetet policore serbe arrestuan edhe Adem nën dyshimet për “tregti me drogë”.

Më 14 prill, në vendkalimin kufitar më Serbinë, në Merdare, autoritetet serbe arrestuan edhe një qytetar tjetër nga Kosova në Merdare, Mark Koshnjetin, nën dyshimet për krime lufte kundër serbëve në Kosovë.(v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG