Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra protestues në Sheshin Tahrir


Sheshi Tahrir - foto arkivi

Sheshi Tahrir - foto arkivi

Disa mijëra demonstrues janë tubuar të premten në sheshin Tahrir të Kajros, për të protestuar ndikimin e vazhdueshëm politik të ushtrisë dhe të figurave të regjimit të kaluar.

“Vëllazëria Myslimane”, e cila dominon të dyja dhomat e Parlamentit të vendit, ka mbështetur protestat, pasi kandidati i saj, që do të garonte për zgjedhjet presidenciale të majit, është skualifikuar nga Komiteti Zgjedhor i Mbikëqyrjes.

Demonstruesit po ashtu kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, pasi gjykata ka suspenduar komisionin e ngarkuar për shkrimin e kushtetutës së re.

Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura ka thënë se kushtetuta duhet të miratohet para zgjedhjeve.

Ushtria ka marrë drejtimin e Qeverisë së Egjiptit që nga përmbysja e presidentit Hosni Mubarak në shkurt të vitit të kaluar, por ka premtuar se do t’i dorëzojë pushtetin qeverisë civile.
XS
SM
MD
LG