Ndërlidhjet

logo-print

Hasan Abazi kthehet në Kosovë


Hasan Abazi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Metalistëve.

Hasan Abazi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Metalistëve.

Hasan Abazi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Metalistëve, i cili është arrestuar nga policia serbe, është kthyer në Kosovë.

"Kthimi i tij u ndihmua nga EULEX-i dhe ai u transportua në Kosovë në një automjet të EULEX-it", thuhet në komunikatën e misionit evropian për sundimin e ligjit.

Hasan Abazi, nga Ferizaj, është arrestuar më 28 mars nga autoritetet serbe në Konçul, nën akuzat për spiunazh.

Institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë dërguar nota proteste Qeverisë në Beograd, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Abazit.

Familjarët e tij kanë thënë se kanë paguar kaucionin prej 20,000 eurosh në gjykatën e Vranjës.
XS
SM
MD
LG