Ndërlidhjet

EULEX shton praninë në veri


Pamje arkivore nga Mitrovica
Pamje arkivore nga Mitrovica
EULEX-i e ka shtuar praninë e tij në veri të Kosovës për shkak të rritjes së tensioneve gjatë javëve të fundit, ka bërë të ditur vetë ky mision përmes një komunikate për media.

Aty thuhet se policia e EULEX-it i ka shtuar patrullat lëvizëse në fshatrat përreth Mitrovicës si dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, veçanërisht në zonën e "Tre Rrokaqiejve".

“EULEX-i vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me kolegët e tij në KFOR dhe Policinë e Kosovës. Po ashtu, kohëve të fundit edhe KFOR-i i ka shtuar patrullat e tij dhe nëse rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë ato mund të thirren për t’i ndihmuar EULEX-it. Është me rëndësi që të gjitha komunitetet ta ruajnë qetësinë gjatë kësaj kohe dhe ta respektojnë rendin dhe ligjin”, thuhet në njoftim.

Këto masa vijnë disa ditë pasi që në banesën e tij, në pjesën veriore të Mitrovicës, te zona e "Tre Rrokaqiejve" u vra nga shëprthimi i një bombe, Selver Haradinaj dhe u plagosën anëtarët e tij të familjes.

Askush nuk është arrestuar deri më tash në lidhje me këtë vrasje.
XS
SM
MD
LG