Ndërlidhjet

SHBA përshëndet të arriturat legjislative


Flamur amerikan
Flamur amerikan
Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate për media është shprehur e kënaqur që “Kuvendi i Kosovës ndërmori veprim për ta lëvizur shtetin më afër qëllimit të përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.”

Sipas deklaratës, miratimi i katër ligjeve të mbetura të kërkuara nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin (PGjS) dhe të pranuara si obligime nga ana e Kuvendit në kohën e pavarësisë, paraqet një kthesë të rëndësishme.

Bëhet fjalë për ligjet për Prizrenin, Hoçën e Madhe, Procedurat e Admimistratës Tatimore, dhe për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, që ambasada amerikane i ka vlerësuar se janë të mirë për Kosovën.

“Ne e urojmë Kuvendin Kombëtar dhe udhëheqësinë e tij për angazhimin dhe diskutimin konstruktiv gjatë seancës së sotme. Ne i drejtojmë lëvdata Qeverisë së Kosovës për përkushtimin e saj në propozimin e legjislacionit që i sjellë dobi popullit të Kosovës dhe që i përmbushë zotimet ndërkombëtare të shtetit, dhe për pasjen e kurajos që t’i realizojë të gjitha këto masa. Ne i shprehim mirënjohje të gjithë atyre që punuan sot për të vënë interesin e Kosovës të parin”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane i ka shprehur mirënjohje Kuvendit për miratimin e Kodit të ri Penal të Kosovës.
XS
SM
MD
LG