Ndërlidhjet

SHBA, BE fton shqiptarët e Luginës në zgjedhje


Pamje nga Bujanovci

Pamje nga Bujanovci

Ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Uorllik, shefi i Misionit të OSBE-së, Kipreos Dimitrios dhe udhëheqësi i Delegacionit të BE në Serbi Vinsent Dezhert i kanë ftuar shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës që të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 6 maj.

Në panelin "Pjesëmarja forcon të drejtat të qytetarëve" të organizuar nga "Press Jug”, në Bujanoc, Meri Uorlik tha se beson se pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve në zgjedhje parlamentare kontribuon, që në Kuvendin e Serbisë të dëgjohet zëri i rajonit.

Ajo tha se për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian është e rëndësishme që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Delegacionit të BE në Serbi Vinsent Dezhert ka thënë se Serbia është pranë fillimit të negociatave të BE-së, por askush sipas tij nuk mund ta shtyjë përpara këtë maratonë, pos vetë qytetarëve të saj.

“Gjatë rrugës, BE pret rifillimin e Serbisë e dialogut, por edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Prishtinën, përmirësimin e dhe forcimin e të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, "tha Dezher.
XS
SM
MD
LG