Ndërlidhjet

Pakistan: Rrëzohet aeroplani me 130 vetë në bord


Aeroplani i rrëzuar në Pakistan, 20 prill 2012.
Aeroplani i rrëzuar në Pakistan, 20 prill 2012.
Raportet nga Pakistani flasin se 130 personat që ishin në bord, në aroplanin që u rrëzua afër Islambadit, mund të kenë vdekur.

Zyrtarët thanë se aeroplani Boeing 737 që fluturonte nga qyteti jugor i Karaçit për në kryeqytet, u rrëzua si pasojë e motit të keq, disa kilometra larg aeroporti ndërkombëtar Benazir Buto.

Raportet sugjerojnë se aeroplani po bënte afrimin final në aeroport, kur është rrëzuar në një lokacion që besohet të jetë fshati Husain Abad.

Ka pasur raporte kundërthënëse se sa persona kanë qenë në bord.

Stuhi të egra janë raportuar në zonën, në kohën kur ka ndodhur aksidenti, por një zëdhënës i Bhoja Air, kompania e aeroplanit, ka refuzuar të komentojë për shkakun e rrëzimit.

"Nuk mund të flas për shkakun. Piloti ka qenë shumë i mirë. Ka pasur më shumë se 30 vjet përvojë”, ka thënë ai.

Zyrtarët e emergjencës thanë se zjarri ka shpërthyer pas përplasjes.

Kanalet televizive kanë shfaqur mbeturina dhe pjesë të shkëputura të aeroplanit, ndërsa bagazhi i pasagjerëve ishte shpërndarë në tokë. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për të mbijetuar apo viktima.

Por, agjencia e lajmeve AFP ka cituar një zyrtar policor (Fazle Akbar) të ketë thënë se “nuk ka shansë të ketë ndonjë të mbijetuar".

"Kjo do të paraqiste mrekulli. Aeroplani është shkatërruar plotësisht”, ka thënë ai. (a.i.)
XS
SM
MD
LG