Ndërlidhjet

logo-print

Protesta kundër regjimit në Siri


Protesta anti-qeveritare, Siri, 20 prill, 2012

Protesta anti-qeveritare, Siri, 20 prill, 2012

Mijëra sirianë kanë dalë në rrugë për të proetstuar kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, derisa i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan tha se situata në vend “nuk është e mirë”.

Aktivistët opozitarë thanë se mijëra vetë dolën në rrugë pas Lutjes së të Premtes. Protestat janë zhvilluar në Dara, Damask, Homs, Hama, Idlib, Alepo, Deir zor dhe Latakia.

Media shtetërore tha se 18 zyrtarë të sigurisë janë vrarë nga bombat e vëna në rrugë dhe në incidente tjera.

Ndërkohë, një ekip ushtarak i monitoruesve së OKB-së ka rinisur punën pas nënshkrimit të marrëveshjes që qartëson misionin e tyre për të monitoruar armëpushimin e arritur nga Anani.

Armëpushimi është vlerësuar të jetë “shumë i brishtë”.
XS
SM
MD
LG