Ndërlidhjet

Polonia rrit moshën e pensionimit në 67 vjet


Kryeministri polak, Donald Tusk
Kryeministri polak, Donald Tusk
Qeveria polake të premten ka miratuar një plan reforme, që në të ardhmen rrit moshën e daljes në pension në 67 vjet, por sipas kryeminsitrit, ndryshimi për meshkujt do të vijë shumë më shpejt.

"Këto janë vendime të vështira dhe ne jemi të vetëdijshëm për numrin e
njerëzve në Poloni të cilët janë të shqetësuar në lidhje me këto ndryshime”, ka thënë kryeministri Donald Tusk, tha pas një takimi të kabinetit të tij.

Qeveria tha se do të fillojë gradualisht të ngrisë moshën e daljes në pension për gratë në 60 vjet, ndërsa për meshkujt në 65, që nga viti i ardhshëm.

Meshkujt do të dalin në pension si 67 vjeçar në vitin 2020, ndërsa gratë në vitin 2040.

Reformat zbatohen gjithashtu edhe në ushtri dhe polici, pjesëtarët e të cilëve tani duhet të shërbejnë 25 vjet në vend të 15, për të fituar të drejtën e pensionit.
XS
SM
MD
LG