Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 21 prillin në vite...

  • RFE /RL

Koloseumi në Romë.

Koloseumi në Romë.

753 para lindjes së Krishtit - Themelohet Roma. Sipas legjendës, Roma u themelua nga binjakët Romuli dhe Remi, që u rritën nga një ujkonjë.

1649 - Akti tolerancës i Merilendit, që jep lirinë e adhurimit për të gjithë të krishterët, u miratua nga asambleja e Merilendit.

1789 - Xhon Adams u betua si zëvendëspresident i parë i Shteteve të Bashkuara.

1816 - Sharlote Brontë autor i "Jane Eyre", u lind në Thornton, Angli.

1910 - Shkrimtari Mark Tuein vdes në moshën 74- vjeçare.

1918 - Baron von Manfred Richthofen, asi gjerman i njohur si "Baroni i Kuq", u vra në veprim gjatë Luftës së Parë Botërore

1926 - Lind mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II.

1930 - Një zjarr në një burg në Ohajo vret 320 të burgosur, disa prej të cilëve u dogjën në qelitë e tyre të mbyllura. Kjo është një nga fatkeqësitë më të rënda të burgut në historinë amerikane.

1992 - Robert Alton Harris u bë personi i parë që ekzekutohet nga shteti i Kalifornisë në 25 vjet, në dhomë gazi, për vrasjen e dy djemve adoleshentë më 1978.

2004 - Pesë sulmues vetëvrasës aktivizuan makina bombë afër ndërtesave policore në Basra, Irak, duke vrarë të paktën 74 njerëz.(z.p.)
XS
SM
MD
LG