Ndërlidhjet

Raporti: Gjermania dërgon urgjentisht trupa shtesë në Kosovë


Trupat gjermane të KFOR-it i largojnë telat me gjemba nga një rrugë në pjesën veriore të Kosovës

Trupat gjermane të KFOR-it i largojnë telat me gjemba nga një rrugë në pjesën veriore të Kosovës

Gjermania do të dërgoj përforcime urgjente për misionin paqeruajtës ndërkombëtar KFOR në Kosovë, që udhëhiqet nga NATO-ja, derisa zgjedhjet serbe, që po afrohen, i kanë rritur tensionet në Kosovë, raporton javorja gjermane, Shpigël.

Sipas këtij raporti, 550 ushtarë do të dërgohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it, para zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj.

Pos kësaj, në Kosovë do të dërgohen edhe afro 150 ushtarë austriakë, për shkak të shqetësimeve se mund të shpërthej dhuna në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumicë serbe.

Sipas revistës Shpigël, trupat do të vendosen më 1 maj.

Aktualisht në Kosovë gjenden 5800 ushtarë të KFOR-it, ndërsa prej tyre 1300 janë pjesëtarë të forcave të armatosura gjermane.
XS
SM
MD
LG