Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Janë zënë kryengritësit me sasi të mëdha të eksplozivit


Zëdhënësi Shafiqullah Tahiri

Zëdhënësi Shafiqullah Tahiri

Forcat e sigurisë së Afganistanit thonë se i kanë arrestuar pesë kryengritës me afro 10 mijë kilogramë të materjes eksplozive në kryeqytetin Kabul.

Zëdhënësi i Drejtoratit kombëtar për siguri, Shafiqullah Tahiri, në një konferencë për shtyp, tha se personat e arrestuar kishin synuar që eksplozivin ta përdornin për sulme masive në hapësirat me njerëz në Kabul.

“Nëse ky eksploziv do të ishte përdorë, do të shkaktonte gjakderdhe në shkalllë të madhe”, tha Tahiri.

Materja shpërthyese ishte gjetur në 400 thasë, që ishin fshehur nën patate, në pjesën e prapme të një kampioni, në një lagje të Kabulit.

Zëdhënësi Tahiri tha se të arrestuarit ishin stërvitur nga pjesëtarët e talibanëve pakistanezë, që kanë lidhje të forta me talibanët në Afganistan.
XS
SM
MD
LG