Ndërlidhjet

Pakistan: U konfirmua vdekja e të 127 udhëtarëve


Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe banorët lokalë në vendin e rrëzimit të aeroplanit

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe banorët lokalë në vendin e rrëzimit të aeroplanit

Zyrtarët spitalorë dhe ata të aviacionit në Pakistan, thanë sot se nuk ka persona të mbijetuar nga përplasja e djeshme e aeroplanit Boing 737 afër kryeqytetit Islamabad.

Zyrtari i aviacionit civil, Junaid Khan, tha se “të 127 personat në aeroplan kanë vdekur, askush nuk ka shpëtuar”.

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, tha se pronari i kompanisë Bhoja Airlines, Faruk Bhoja, është futur në listën e personave, të cilëve nuk u lejohet të largohen nga Pakistani.

Aeroplani po fluturonte nga qyetin jugor Karaçi për në Islamabad, kur u përplas disa kilometra larg aeroportit ndërkombëtar Benazir Buto. Në momentin e përplasjes raportohet se moti ishte i keq.

Hetuesit po përpiqen ta gjejnë shkakun e kësaj fatkeqësie.
XS
SM
MD
LG