Ndërlidhjet

Pakistan: Konfirmohet vdekja e të 127 udhëtarëve

  • RFE /RL

Vendi i përplasjes së aeroplanit

Vendi i përplasjes së aeroplanit

Zyrtarët spitalorë dhe ata të aviacionit në Pakistan, thanë të shtunën se nuk ka persona të mbijetuar nga përplasja e së premtes e aeroplanit Boing 737 afër kryeqytetit Islamabad në Pakistan.

Zyrtari i aviacionit civil, Junaid Khan, tha se “të 127 personat në aeroplan kanë vdekur, askush nuk ka shpëtuar”.

Qeveria e Pakistanit thotë se kompania Bhoja Air, që është pronare e aeroplanit Boing 737, që është përplasur të premten afër Islamabadit, me ç’rast humbën jetën të 127 personat në aeroplan, bart përgjegjësinë për aksidentin.

Ministri i Brendshëm pakistanez, Rehman Malik, tha se Bhoja Air “duket se është për t'u fajësuar pasi e ka siguruar aeroplanin shumë të vjetër”.

Ai ka theksuar se nëse një kompani ajrore, “nuk ka para të mjaftueshme, kjo nuk do të thotë se ju duhet ta bleni aeroplanin e vjetër 30 vjet ose më tepër”.

Ministri Malik tha se pronari i kompanisë, Faruk Bhoja, tashmë është futur në listën e personave, të cilëve nuk u lejohet të largohen nga Pakistani, derisa hetimet për këtë fatkeqësi po vazhdojnë.

Aeroplani po fluturonte nga qyteti jugor Karaçi për në Islamabad, kur u përplas disa kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar "Benazir Buto". Në momentin e përplasjes raportohet se moti ishte i lig.

Hetuesit po përpiqen ta gjejnë shkakun e kësaj fatkeqësie.(f.b.)
XS
SM
MD
LG